Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici thuhet se ka harruar shënimet e strategjisë së transferimeve të klubit në një restorant.
Gjatë kësaj fundjave thuhet se ka ndodhur ndoshta njëra nga historitë më të çuditshme që ka goditur titujt e gazetave në këtë afat të transferimeve të janarit.
Sipas gazetës italiane Il Tempo, drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ishte në një restorant në një hotel në Milano këtë javë dhe aty ka harruar disa shënime.
Ai e grisi copën e letrës dhe u largua, por dikush nga afër e njohu dhe arriti t’i kompletoj copat përsëri.
Pas kësaj aty zbulohet se në atë letër përfshihet një listë me emra të futbollistëve dhe me shifra pranë tyre.
Mediumi italian raporton se aty janë emrat e lojtarëve që Juventusi synon për t’i transferuar dhe çmimi i tyre.
Talenti i ri i Romës, Nicolo Zaniolo kishte numrin 40 pranë tij, që mendohet të jetë çmimi prej 40 milionë euro, mesfushori i Brescia, Sandro Tonali në 20 milionë, mbrojtësi i Genoas, Cristian Romero me 20 milionë euro, ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa në 50 milionë dhe Dominik Szoboszlai i RB Salzburg në 10 milionë euro.
Në anën tjetër të letrës ishte emri Miralem Pjanic pranë Savic, duke nënkuptuar që mesfushori serb synohet të afrohet nga Lazio, ndërsa boshnjaku të largohet nga Torino.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha