Galaxy S6 Duos, varianti me dy SIM kartela nga Samsung

09:56 | 24 Mars 2015
Arbresh Info

Përveç Galaxy S6 dhe S6 Edge, Samsung duket se ka ndërmend të sjell edhe variantin e tretë të pajisjes së fundit të kompanisë- Galaxy S6 Duos. I shfaqur së pari në Filipine, Galaxy S6 Duos do të jetë një variant tjetër nga Samsung me dy hapësira për SIM kartela.

Galaxy S6 Duos vjen me ekran 5.1 inç Quad HD, procesor Exynos 7420 tetë-bërthamor, 3GB RAM si dhe kamerë të mahnitshme prej 16 megapiksel.

Ky variant me dy kartela bartë një çmim që kap shifrën prej 901 dollarë për versionin 64GB, ndërsa për versionet me 32 dhe 128GB ende nuk ka ndonjë informatë. Galaxy S6 Duos do të jetë në dispozicion vetëm në një pjesë të përzgjedhur të tregut./itShqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme