Karateistët nga Kosova, Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi kanë fituar pikë Olimpike në Premier Ligën, që po mbahet në Paris të Francës.
Sportistë kosovarë po vazhdojnë me suksese në sportet luftarake dhe tani radhën e kanë sukseset në karate.
Është karateisti i njohur nga Prishtina, Herolind Nishevci, i cili i ka shënuar dy fitore në kategorinë plus 84 kilogramë.
Pas këtyre dy fitoreve, Nichevci u mposht në luftën e tretë, ndërsa i pafat ishte edhe në barazh.
Në anën tjetër, Alvin Karaqi shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë deri në 84 kilogramë.
Në garën e Parisit morën pjesë edhe Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg) të cilët u ndalën në luftën e parë.
Arifi ishte i pafat në short pasi u përballë me kampionin e botës Matias Gomez Garcia.
Në këtë garë të madhe të Parisit të drejtë pjesëmarrje patën vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...