Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti “përparim të theksuar” dialogun për paqe me Afganistanin, pas gjashtë ditësh bisedime me talebanët në Katar, për t’i dhënë fund konfliktit 17 vjeçar.
“Lajm inkurajues nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Khalilzad”, tha Pompeo në Tëitter.
“Ai ka raportuar progres të madh në bisedimet me talebanët”, shtoi Pompeo.
Pompeo po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të ndjekur paqen dhe për të parandaluar sulmet terroriste ndërkombëtare në Afganistan.
Uashingtoni po punon me qeverinë afgane dhe të gjitha palët e interesuara për të fuqizuar sovranitetin e Afganistanit, pavarësinë dhe prosperitetin.
Ai shtoi se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale me militantët, por se bisedimet do të vazhdojnë përsëri.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...