Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 77 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të dy bombave afër një katedraleje katolike në pjesën jugore të Filipineve, ku militantët islamistë janë mjaft aktivë.
Komandanti i policisë ka thënë se shpërthimi i parë ka ndodhur brenda katedrales ku ishin mbledhur një grumbull i njerëzve, ndërsa është pasuar me një shpërthim tjetër që ka ndodhur jashtë ndërtesës fetare. Ky zyrtar ka thënë se në mesin e viktimave ka civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen trupat e shtrirë të viktimave në një rrugë të ngarkuar. Kjo katedrale është sulmuar me bomba edhe në të kaluarën. Vendi i ngjarjes është rrethuar nga veturat e blinduara të ushtrisë, ndërsa disa të plagosur janë dërguar në spital me helikopterë.
Ishulli i Jolos është përballur me trazira për një kohë të gjatë për shkak të pranisë së militantëve të grupit “Abu Sayyaf”, të cilët vlerësohen nga Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste. Ata janë të njohur për rrëmbime, sulme me bomba dhe vrasje me prerje koke, por ende nuk e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “The Guardian”
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...