Zëvendësministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës Arian Daci do të varroset të dielën e 27 janarit në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. Daci humbi jetën tragjikisht nga një ortek bore në Brezovicë.
Arian Daci që është edhe djali i Nexhat Dacit ( Kryetar i Akademisë së Shkencave), vdiq sot nga një ortek bore në Brezovicë sipas të dhënave zyrtare, ndërsa Ardian Bakalli u lëndua.
Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë për shkak të rrezikut nga orteqet.
Ilir Morina, Kryeshef i Agjencisë së Mbrotjes së Mjedisit i ka thënë mediave që qendra do të bllokohet për dy ditët e ardhshme.
“Bashkë me prokurorinë kemi marrë një vendim për mbyllje të qendrës së skijimit në Brezovicë për dy ditë për shkak të vazhdimit të hetimeve dhe masave që kanë munguar e duhet të merren në të ardhmen”, tha Morina.
Kjo erdhi edhe pas vdekjes tragjike të Arian Dacit, zëvendësministrit të Diasporës në një ortek bore sot në Brezovicë.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se nesër do të bëhen edhe homazhe dhe mbledhje komemorative për zëvendësministrit, Adrian Daci.
“Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në mbledhjen komemorative, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci”, thuhet në njoftim.
Agjenda e plotë: 10:35 – Homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës 12:00 – Mbledhja komemorative nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit në Teatrin Kombëtar të Kosovës 13:00 – Ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...