Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka thene se raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë në një fazë të ngrirë.Vuçiç kujtoji se problemi mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të krahasohet me atë që se fundmi u zgjodh, mes Greqisë dhe Maqedonisë.
“Problemi ishte vetëm për emrin. Problemet tona me Prishtinën janë se raportet tani janë në një fazë të ngirë”, ka thënë ai.
Sipas Vuçiç, palët dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje, mirëpo se problemet nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën.
Presidenti serb tha se 22 nga 27 vendet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe në një situatë të tillë sipas tij, interesat e shqiptarëve dhe palëve tjera luajnë rol të rëndësishëm.
“Ka interesa edhe të palëve të tjera, interesa të shqiptarëve, mirëpo edhe interesa ë fuqive të mëdha të cilat nuk duan ta zgjedhin problemin. Ka edhe të tjerë që thonë se duhen ta çojnë në fund procesin e bërjës së shtetit dhe se janë të gatshëm ta paguajnë çmimin. Në këtë rast, unë i pyes serbët, sa kemi paguar në të kaluarën për shkak të politikave të gabueshme?”, ka thënë Vuçiç.
Theksojmë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë hyrë në një fazë tjetër që prej vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe. Beogradi me ngulm kërkon kthimin prapa të këtij vendimi, teksa ka kushtëzuar edhe vazhdimin e dialogut.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut