Google ADS

Çiljeta vazhdon lidhjen me Alban Hoxhën

21:30 | 26 Janar 2019
Trina Galanxhi

Çiljeta Xhilaga ka mohuar ditën e sotme të gjitha aludimet për një ndarje të mundshme nga futbollisti Alban Hoxha me anë të një postimi në Instagram.

Çiljeta postoi faqen e parë të një gazete ku artikulli kryesor i ditës titullohej: “Çiljeta Xhilaga i jep fund bashkëjetesës 3-vjeçare me portierin e Partizanit, detaji që zbuloi tradhtinë!”. Poshtë saj këngëtarja hodhi poshtë të gjitha lajmet e ndarjes me anë të një statusi të gjatë drejtuar mediave e portaleve që shkruajnë për të.

“Të dashura media që s’na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe t’na shkojë dita mbarë. Do t’ju lutesha shumë, shifni gratë dhe burrat e juaj, familjet tuaja se duke u marrë me jetën e të tjerëve do t’ju ikin gratë e juaja dhe burrat nga duart, un e kuptoj pjesën që kur je personazh je në qendër të vëmendjes për çdo gjë dhe normalisht s’keni si mbushni gazetat përditë, por çdo gjë e ka edhe një limit ndaj do t’ju lutesha t’na leni rehat. Boll u morët jo vidjo, jo u ndan, jo u pajtun, jo u ndan, jo u pajtun prap, s’na kanë ndarë as vidjot e bëra me qëllime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgjë, kur të ndahemi nga i madh Zot do t’ju lajmërojmë vetë. Ditë të mbarë të gjithave portaleve sot!” shkruan Çiljeta.

Para disa javësh Çiljeta dhe Albani u përfolën për ndarje pasi portieri i Partizanit u pa në një klub nate me një vajzë të panjohur.

Ndërkaq shqetësimin nga mediat dhe portalet ajo e bëri të njohur pak ditë më parë në emisionin “Soirée” ku ndër të tjera ka folur dhe për tërheqjen e saj nga daljet publike kohët e fundit.

“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat. Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr [qesh]. Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”, u shpreh këngëtarja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme