Këshilltari i Haradinajt: Amerika përfiton nga taksa 100% e Qeverisë Haradinaj

19:37 | 26 Janar 2019
A. B.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka reaguar ndaj personave që po vazhdojnë të kritikojnë taksën 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një postim në Facebook, Matoshi ka shkruar se edhe Amerika, e cila dje kërkoi që të hiqet taksa, ka përfituar 100% nga ky vendim.

Më poshtë reagimi i Matoshit:

Amerika përfiton nga taksa 100% e Qeverisë Haradinaj

Për “numerologët” e LDK-së dhe të gjithë skeptikët (edhe ndërkombëtarë!???) që janë frikë joracionale dhe e kritikojnë taksën 100% të vënë nga Kryeministri Haradinaj

Lexoni e mësoni se shtetet flasin me gjuhën e taksave.

Madje Presidenti Trump tha për veten se është njeri i tarifave, duke folur për taksat në mallrat e Kinës etj.

Nga taksa 100% në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës ka përfituar ekonomia amerikane!

Lexoni e besoni:

Në dhjetor 2017 Kosova ka importu 3 milionë € mallra nga SHBA-ja.

Në dhjetor 2018 Kosova ka importu 7.66 Euro milionë € mallra nga SHBA!?

Pos ShBA-së nga ‘Taksa Haradinaj’ kanë përfituar edhe tetë shtete të BE-së:

Austria, nga 4.1 në 6.9 € million;

Greqia, nga 8.2 në 17.7;

Hungaria, nga 2.5 në 4.3;

Italia, nga 17 në 19.1;

Polonia,nga 6.9 në 8.9;

Slovenia, nga 7.1 në 15.99;

Bullgaria, nga 5.6 në 8.5;

Croatia, nga 5.9 në 7.1;

Dhe pos këtyre vendeve, nga tarifat në mallrat e Serbisë, kanë rritur ndjeshëm eksportet e tyre në Kosovë edhe Shqipëria, nga 10.8 në 17;396;

Turqia, nga 25.12 në 32.3 dhe

Maqedonia, nga 12.6 në 17 48;

Kosova ka një treg që duhet respektuar!

(Burimi: Enti i Statistikave të Kosovës).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme