Zëvendësministri i Diasporës Arian Daci ka humbur jetën sot në Brezovicë nga një ortek i borës derisa ishte duke skijuar.
Rifat Bytyqi nga njëstiti i Kërkim- Shpëtimit, ka treguar për Klan Kosovën se si e kanë gjetur trupin e pajetë të tij nën borë.
“Sot rreth orës 14:00 kemi qenë duke e bërë punën tonë në qendër të skijimit, kur na lajmëroi një djalë që ka ndodhë një ortek lart, jashtë zonës së skijimit dhe e ka zënë një skiator. Arritëm të shkojmë atje me të gjitha mundësitë që patëm, arritëm ta lokalizojmë trupin, ka qenë diku rreth katër ose pesë metër nën borë dhe kur e kemi nxjerrë ai ka qenë pa shenja jete”, tha Bytyqi.
“Ia bëmë të gjitha procedurat, ia kemi dhënë edhe ndihmën e parë, por nuk patëm sukses. Trupi gjendet ende këtu në Brezovicë dhe jemi duke i pritur familjarët”.
“Vendi ku ka ndodhur realisht nuk është pistë e skijimit, por skijatorët më të vjetër këtu kanë qejf të bëjnë ndonjëherë edhe adrenalinë dhe skojnë në atë pjesë që është e ndaluar. Unë vetë i kam paralajmëruar skijatorët që të mos shkojnë andej sepse është rrezik shumë, para një orë e gjysmë i kam lajmëruar”.
Në Brezovicë aktualisht po qëndrojnë disa studentë nga DIF, të cilët janë nën mbikëqyrjen e profesorëve.
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...