Google ADS

Pacolli ngushëllon familjen Daci për humbjen tragjike të djalit

17:46 | 26 Janar 2019
A. B.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Daci për humbjen tragjike të djalit të tyre Arian Daci nga orteku i borës sot në Brezovicë.

Ai përmes një postimi në Facebook bashkëndjen dhimbjen me famijen Daci në këtë ditë tragjike për ta, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij në Facebook:

Ngushëllime të sinqerta familjes Daci për humbjen e djalit të tyre

Mikut dhe bashkëpunëtorit tim Nexhatit dhe gjithë familjes zoti ua shtoftë gajretin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme