Google ADS

LDK dërgon telegram ngushëllimi për familjen Daci

17:22 | 26 Janar 2019
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen e akademik Nexhat Dacit, me rastin e vdekjes tragjike në Brezovicë të Arian Dacit.

Në këtë letër, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, shpreh ngushëllimet për të gjithë miqtë e Arianit, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë kolegët e tij.

Me dhimbje mësuam lajmin për tragjedinë në Brezovicë që fatkeqësisht humbi jetën djali juaj, Arian Daci.

Në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve të Arianit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kolegëve të tij.

Me respekt,
Isa Mustafa
Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme