Limaj: Humbja tragjike e Arian Dacit ka tronditur qytetarët e vendit

16:45 | 26 Janar 2019
A. B.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj la ngushëlluar familjen Daci për vdekjen e djalit të tyre, Arian Dacit, i cili humbi jetën sot nga rënia e një orteku të borës në Brezovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se vdekja e Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Limaj.

Ndryshe, Arian Daci humbi jetën sot nga rënia e një orteku të borës në Brezovicë. Bashkë me Dacin, orteku e ka zënë edhe Ardian Bakalli, i cili ka shpëtuar.Daci ishte edhe Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

 

Të ngjashme