Google ADS

Gareth Bale rikthehet në stërvitje te Real Madridi

16:00 | 26 Janar 2019
Arbresh Info

Gareth Bale është rikthyer në stërvitje te skuadra e parë pas tri javëve jashtë fushave si pasojë e lëndimit në pulpë.

Reprezentuesi uellsian iu bashkua në një seancë të plotë stërvitore këtë mëngjes bashkëlojtarëve të tij derisa ata po përgatiten për ndeshjen kundër Espanyolit të dielën, transmeton portali arbresh.info.

Përveç tij, në skuadër janë rikthyer nga lëndimet edhe yjet si Marco Asensio dhe Mariano Diaz.

Trajneri Santiago Solari ishte i kënaqur për të parë që shqetësimet rreth lëndimeve kanë rënë ndërkohë që Toni Kroos dhe Marcos Llorente tashmë janë kthyer në aksion te skuadra e parë.

“Ne duhet të shohim se kush luan nesër dhe javëve të ardhshme”

“Lojtarët janë duke u rikuperuar dhe ne duam që ata të jenë të gatshëm sa më shpejtë që është e mundur”

“Garethi është i rëndësishëm për ne sepse ai është një futbollist fantasik”, përfundoi Solari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme