Një studim britanik ka zbuluar se 71% e objekteve që i përdorim çdo ditë mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastrojmë. Kjo do të thotë se këto pajisje mund të bëhen terren i përshtatshëm për përhapjen e mikrobeve dhe kërpudhave, të cilat janë toksike dhe mund të shkaktojnë një sërë patologjish, duke filluar nga dhimbjet e stomakut tek infeksionet e lëkurës. Ja cilat janë këto pajisje të rrezikshme dhe këshillat që duhet të ndiqni për ta parandaluar:
-Frigoriferi
Disa studime kanë treguar se bakteret si E.coli, salmonela dhe listeria mund të fshihen në frigorifer (sidomos në mbeturinat e ushqimit dhe në kutitë) dhe të shkaktojnë helmim potencial ushqimor, dhimbje abdominale dhe simptoma të gripit.
Si ta pastroni atë: ideale do të ishte të pastroni raftet çdo javë, ndërsa çdo tre muaj ju nevojitet një pastrim më i thellë, me detergjent të veçantë dhe ujë të nxehtë.
-Makina larëse
Temperaturat e ulëta të larjes dhe detergjentet pa zbardhues lejojnë që mikrobet dhe bakteret të mbijetojnë brenda makinës larëse. Jo çuditërisht, në 44% të tyre ata janë gjetur gjurmë të E. coli dhe Staphylocoçus aureus.
Si ta pastroni atë: makinat larëse duhet të dezinfektohen çdo muaj. Pastroni sirtarin e detergjentit, vendoseni në ujë të ngrohtë dhe sapun dhe pastaj me një furçë të vjetër eliminoni mykun. Pastaj vendoseni atë në vend.
-Furra
Akumulimi i yndyrës është i përkryer për rritjen bakteriale. Kjo nuk është rastësi, një studim zbuloi se ka më shumë mikrobe në furra se në tualete.
Si ta pastroni atë : çdo javë duhet të pastroni derën e furrës, dhe një herë në muaj, duhet të bëni një pastrim më të plotë të pajisjes, duke përdorur një pastrues të veçantë ose një përzierje me ujë të nxehtë dhe detergjentë.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...