Presidenti Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë e homazheve në nder të futbollistit të ndjerë Vasillaq Zëri, I cili u nda nga jeta dje në moshën 66-vjecare.
“Si djali i një tifozi jo shumë normal të Dinamos e kam ndjekur shumë Dinamon e atyre viteve, një nga ngjarjet më emocionuese ishte kur topi prekej nga Zëri, ai ishte magjistari i triblimeve. Ishte lojtari kyç jo vetëm i Dinamos por edhe i Kombëtares”,- tha Meta.
Gjithashtu Presidenti ka shkruar se edhe në planin njerëzor, ai ishte një model në fushë dhe jashtë saj.
“Me nderim të veçantë por edhe trishtim të thellë u përula sot për herë të fundit përpara Vasillaq Zërit, këtij futbollisti të madh e të paharruar të viteve ’70-’80, i cili jo vetëm njihej si magjistari i topit, teknikës dhe driblimit, por edhe si gjeneratori i kompozimit të trios së jashtëzakonshme Zëri, Përnaska, Ballgjini, që la gjumë të pashlyera në futbollin shqiptar. Ne do ta nderojmë Zërin edhe si trajner e edukator i fëmijëve dhe brezave të rinj me futbollin, por edhe me vlerat më të mira qytetare. I përjetshëm kujtimi i Zërit!,”-përfundon Meta në rrjete sociale.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...