Google ADS

Franca e Spanja i japin tetë ditë Maduros së Venezuelës

13:20 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kanë thënë se janë gati të njohin Juan Guaidon si lider të Venezuelës nëse Nicolas Maduro nuk shpallë zgjedhjet javën e ardhshme.

“Nëse nuk shpallen zgjedhjet brenda tetë ditëve, ne do të jemi gati të njohim Juan Guaido si president në detyrë të Venezuelës, që të nxitet procesi politik”, tha Macron në Twitter, transmeton portali arbresh.info.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi të njëjtin pozicion sot.

Sanchez tha se do t’i japë Z. Maduro tetë ditë për të thirrur zgjedhje në vendin e Amerikës jugore ose Spanja do të njohë Juan Guaido si udhëheqës të përkohshëm të ngarkuar me thirrjen e zgjedhjeve.

“Qeveria e Spanjës i jep Nicolas Maduro tetë ditë për të thirrur zgjedhje të lira, transparente dhe demokratike. Nëse kjo nuk ndodh, Spanja do të njohë Juan Guaido si president i përkohshëm i ngarkuar për thirrjen e këtyre zgjedhjeve”, tha Sanchez në deklaratë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme