Google ADS

Stres në nivelet maksimale, kjo pjesë e trupit jep shenjat e para

12:42 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Ata janë një tregues i besueshëm se në çfarë shkalle ka arritur niveli i stresit.

Studime të ndryshme  kanë treguar se ka një lidhje mes ngarkesës së punës dhe reagimit të pupilave veçanërisht kur bëhet fjalë për një përqëndrim të lartë në plotësimin e detyrave që kemi.

Por si ta kuptojmë saktësisht se pupilat e syve  janë tregues i stresit?

Ne duhet të shohim madhësinë e pupilave sepse zgjerimi i tyre është një sinjal që tregon rritjen e nivelit të stresit dhe tensionit.

Nëse zgjerimi është momental kjo do të thotë se stresi ka kaluar.

Nëqoftëse kjo është me periudha të gjata do të thotë se kemi të bëjmë me një gjëndje që duhet të monitorohet me kujdes.

Shkaqet të cilat mund të ndikojnë që të këmi stress dhe rrjedhimisht në zgjerimin e pupilave janë: frika, zemërimi dhe mbi të gjitha ankthi.

Ka edhe substance që shkaktojnë gjerim të pupilave që janë të lidhura me ndryshimin e gjendjeve emocionale si: kokaina, kanabinoide, LSD, alkooli.

Disa ndërmarrja të mëdha kohët e fundit kanë treguar interes për disa sisteme që mund të masin në kohë reale nivelin e stresit të punonjësve.

Kjo si qëllim që të shpërndahen më mirë kërkesat për punë dhe të ketë një organizim më të mirë.

Disa ishin të shqetësuar për rreziqet që mund të sjellë kjo metodë por disa të tjerë ishin dakord që të masnin nivelin e stresit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme