Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të tjera punime në autostradën Tiranë-Durrës në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor. Si pasojë do të devijohet qarkullimi për automjetet. ARRSH njofton se punimet do të zgjasin dy ditë dhe në segmente ku do të punohet, trafiku do të orientohet me një kalim.
Kujtojmë se punimet për vendosjen e dy tombinove në aksin rrugor Tiranë-Durrës pranë vendit të quajtur Qafa e Kasharit, përfunduan më 18 janar. Ndërhyrjet kishin shkaktuar për disa ditë me rradhë trafik të rënduar për përdoruesit e mjeteve të cilët u detyruan të përdornin rrugët dytësore.
Njoftimi i plotë:
Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.
Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve./opinion
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...