Google ADS

Alarm në Mesdhe, po zhduken midhjet emblematike

12:34 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Në fund të Mesdheut po ndodh një tragjedi, një ngordhje në masë e guacave emblematike të këtij deti, me emrin shkencor Pinna Nobilis, një prej molusqeve më të mëdha në botë. Një parazit i vogël i identifikuar në 2016, është thuajse dhjetëfishuar në Spanjë dhe Korsikë.

“Ka shumë pak guaca ende të gjalla, kam parë dy apo treqind guaca të ngordhura në anën tjetër. Mund të kuptohet se kanë ngordhur së fundmi pasi pjesa e brendshme është ende e pastër dhe guaca nuk është dëmtuar ende”, thotë Lidwine Courard.

Kjo zhytëse ka fotografuar midhjet gjigante prej vitesh. Pinna Nobilis konsiderohet në fakt një barometër i mirëqenies së Mesdheut, mund të jetojë deri në 45 vjeç dhe guacat e tyre thithin kimikatet e ambientit.

“Për fotografët është e tmerrshme, ne jemi mësuar ti përdorim këto midhje me ngjyra të mrekullueshme, t’i bëjmë foto artistike dhe të studiojmë biologjinë e tyre, ndaj duhet të shqetësohemi për çka po ndodh. Është e tmerrshme ti shohësh ato të ngordhin”, tha Olivier Jude, fotograf.

Shkencëtarët tani po mendojnë t’i zhvendosin midhjet ende në jetë në ujëra më të thella në përpjekje për t’i shpëtuar. Por edhe natyra mund të ndërhyjë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme