Interi është i përgatitur për të shitur sulmuesin Ivan Perisic në janar për 35-40 milionë euro dhe synon transferimin e Yannick Carrascos më pas.
Reprezentuesi kroat ka qenë një shënjestër madhështore për Manchester United gjatë verës, por “Nerazzurrët” besohet t’i kenë rezistuar ofertave duke kërkuar vetëm 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Pas vetëm gjashtë muajve, situata ka ndryshuar për shkak se Perisic nuk ka arritur të shfaqur sërish në fushë formën që kishte në Kampionatin Botëror.
Ai është zhgënjyer disa herë dha ka folur vazhdimisht për dëshirën e tij për të luajtur në Premierë Ligë.
La Gazzetta dello Sport sugjeron që Interi tani do të jetë i gatshëm për të pranuar 35-40 milionë euro për të liruar sulmuesin.
Shënjestra e tyre si zëvendësues i tij është reprezentuesi belg Carrasco, i cili sigurisht se do t’i kushtoj atyre një përqindje të vogël nga tarifa e transferimit të Perisicit, për shkak se lojtari dëshiron të largohet nga Dalian Yifang.
Carrasco është përfolur së pari për transferim në Milan dhe më pas Interi iu bashkua garës./arbresh.info/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti