Google ADS

Rektorët paralajmëruan greva për t’i ruajtur vendet e tyre të punës

11:10 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Greva e paralajmëruar nga Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës po shihet si e paarsyeshme dhe me qëllime private për të ruajtur vendin tyre të punës.

Kërkesa e tyre për të shkarkuar Këshillin shtetëror të Cilësisë dhe deklaratat që jepen në kërkesë kanë shqetësuar Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim “ORCA”.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Rron Gjinovci, në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se deklarata e rektoreve është e pabazë dhe e pavërtetë.

“Me gjuhet që e ka përdor konferenca e rektorëve ne deklaratën e përbashkët ne jemi shqetësuar shumë se deklaratat që jepen ne atë kërkesë janë të pabaza dhe të pavërteta dhe kjo e cenon integritetin e një rektori nëse ai del dhe thotë gjera të pavërteta”, deklaroi ai.

Sipas tij, vendimi i KSHC-së për mos akreditimin e 42 programeve studimore  ka qenë meritor dhe i drejtë.

“Vendimi i KSHC tregon se nuk kanë asnjë tendencë për universitetet publike. Pra ka qenë  e pamundur më u bë diçka pa udhëzime administrativ. Ne aty kemi qenë prezent dhe them me përgjegjësi të plotë që çdo program është shqyrtuar në mënyrë meritore dhe çfarëdo vendimi që ka dal mendojmë që është meritor”, ka thënë Gjinovci.

I pyetur se a kanë vërejtur vendime me interesa politik në mbledhje e KSHC-së, pasi që rektorët kanë deklaruar se KSHC ka treguar papërgjegjësi profesionale me rastin e vlerësimit të fushave të programeve studimore, Gjinovci thotë se nuk i merr seriozisht ata që bëjnë akuza të tilla e vet janë emëruar me ndërhyrje politike.

 “Unë rektorët nuk i marr seriozisht sidomos kur bëjnë akuza për politizim të institucionit, të gjithë rektorët gati janë emëruar me ndërhyrje politike, tani kur unë t’i shoh këta njerëz me reagu më duket absurde”, u shpreh ai.

“Me hy në grevë pse nuk e ke kryer punën tënde” për Gjinovcin është  e pakuptimtë. Ai thotë se ata duhet të japin llogari e disa të shkarkohen e jo të hyjnë në grevë.

“Me hy në grevë pse t’i nuk e ke kryer punën tënde nuk ka kurrfarë kuptimi. Me hy në grevë pse ata nuk kanë arrit me i siguruar tre doktor të shkencës për program nuk e kuptoj qysh mundën me hy ne grevë për diçka të tille. Përkundrazi është dashtë me kërku llogaridhënie dhe disa prej tyre me u shkarku”, ka thënë ai.

Sipas Gjinovcit, rektoret po i mbrojnë interesat e tyre pasi që mos akreditimi i programeve ua rrezikon vendin e punës.

“Rektorët nisen nga interesat privat dhe mendojnë që mos akreditimi i programit mundet me i rreziku interesat e tyre andaj reagojnë në këtë mënyre për me ruajt vendin e punës” dekretohet Gjinovci.

Gjinovci po ashtu në këtë intervistë flet edhe për grevën në arsim duke thënë se kërkesat e mësimdhënësve për me i rrit rrogat nuk është e tepërt.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme