Kovac nuk e lejon largimin e Sanchesit: PSG e dëshiron lojtarin, por ne llogarisim në të

09:02 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Renato Sanches është rikthyer këtë edicion te Bayerni pas huazimit në Ligën Premier te Swansea.

Mesfushori portugez ka filluar të luaj dhe është bërë i rëndësishëm për trajnerin kroat Nico Kovac.

Së fundmi lojtari është kontaktuar nga gjiganti francez Paris Saint Germain që po duan transferimin e tij.

E se PSG e dëshiron lojtarin e ka konfirmuar edhe trajneri i Bayernit, Nico Kovac.

“Po është e vërtetë që PSG janë shumë të interesuar për transferimin e Sanchesit”, ka thënë kroati.

Por numri një i Bayernit ka thënë se nuk do ta lejoj largimin e Sanchesit nga Allianz Arena.

“Sanches nuk do të largohet, unë llogariti në shërbimet e tij. Ai është duke bërë mirë këtu dhe dua që të vazhdoj kontratën me Bayernin”, ka thënë Kovac.

Kontrata aktuale e lojtarit me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, ndërsa klubi i ka ofruar kontratë të re afatgjate deri në vitin 2025.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme