Asambleja e Fakulteteve pas mbledhjes së kësaj të premteje paralajmëroi pezullim të procesit mësimor dhe përshkallëzim të protestës nëse qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të studentëve të Universitetit të Tiranës për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe VKM-të e miratuara në Dhjetor.
E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, iu përgjigj paralajmërimit të pedagogëve duke thënë se ligji nuk mund të rrëzohet brenda javës. Teksa shtoi se pedagogët nuk kanë bërë kërkesë që të rrëzohet ligji, pohoi se është e hapur që ai të rishikohet nëse shkakton probleme.
Arian Çani: Janë mbledhur shumë pedagogë dhe studentë dhe nëse nuk bie ligji për një javë do përshkallëzojnë protestën.
Besa Shahini: Ata janë njerëz të mençur dhe e dinë që ky ligj nuk rrëzohet për një javë. Minimumi zgjat dy vjet që të kalojë në të gjitha hallkat. Ata nuk kanë bërë kërkesë që të rrëzohet ligji. Jam e bindur se ata dinë më shumë se kaq, nuk rrëzohet ligji për një javë.
Arian Çani: Ti je e hapur që ligji të rishikohet?
Besa Shahini: Që të fillohet diskutimi, absolutisht. Nëse bindemi se ligji shkakton probleme mund ta rishohim./tvklan.al
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...