Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se bordet e universiteteve publike janë mbushur me zyrtarë të NISMA-s.
Ai ka thënë se shumica e diplomuarve po ikin jashtë vendit, pasi në institucione të ndryshme të vendit po punësohen zyrtarë të NISMA-së, duke mos u dhënë mundësinë të tjerëve.
“Me 31 dhjetor në bordin e Universitetit të Gjilanit, ministri juaj Bytyçi ka emëruar Emrush Thaçin, Yllka Behluli dhe Artan Haziri. A i njihni këta njerëz Limaj”, i është drejtuar Mushkolaj Limajt, duke pretenduar se personat e etiketuar janë të afërt me NISMA-n.
Limaj i është përgjigjur se të njëjtit kanë qenë edhe më parë në këto pozita dhe sipas tij “këta persona nuk mund t’i dënojnë”.
Mushkolaj ka debatuar me Limajn edhe për punësimin e disa familjarëve të Limajt, duke përmendur edhe dhëndrin e këtij të fundit.
“Ka pasur raportime se dhëndëri juaj, Veroni, është punësuar në ministrinë e drejtuar nga subjekti juaj”, i është drejtuar Mushkolaj, Limajt.
Limaj ka thënë se dhëndëri i tij ka përgatitje profesionale dhe gradën “Master”, dhe nuk mund të dënohet me mos punësim.
Mushkolaj ka përmendur edhe emrin e Durim Limajt, që është i biri i kryetarit të NISMA-s, si një gabim që është emëruar shef kabineti në ministrinë e drejtuar nga NISMA.
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...