Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Rusia nuk po tregon ndonjë shenjë pajtueshmërie me Marrëveshjen e Raketave të nënshkruar gjatë epokës së Luftës së Ftohtë.
Kjo deklaratë vjen shtatë ditë para tërheqjes së njoftuar të Shteteve të Bashkuara nga e njëjta marrëveshje.
Pas bisedimeve të mbajtura të premten në Bruksel, Stoltenberg tha se “për fat të keq marrëveshja është në rrezik dhe nuk ka shenja të përparimit.”
Marrëveshja për forcat bërthamore të mesme e vitit 1987 midis Shteteve të Bashkuara dhe ish- Bashkimit Sovjetik, ndalon prodhimin, testimin dhe lëshimin e raketave balistike nga toka me një distancë midis 500 dhe 5.500 kilometra.
Nga Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se në qoftë se Rusia nuk e kthen respektimin e rregullave të marrëveshjes, ata më 2 shkurt do të bëjnë një tërheqje gjashtë mujore nga marrëveshja.
Uashingtoni i mbështetur nga aleatët e NATO-s, e akuzon Moskën për zhvillimin e një rakete të re, e cila siç thonë ata e shkel marrëveshjen e bërë me qëllim të mbajtjes së raketave bërthamore larg nga Evropa.
Rusia thotë se marrëveshja nuk është shkelur por Shtetet e Bashkuara po gjejnë justifikim të rremë për të dalë nga marrëveshja.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...