Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njëkohësisht kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pajtohet me SBASHK se Ligji i pagave do të duhet të pezullohej përkohësisht.
Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është e qartë se rritja e rrogave ka nxitur grevat e përgjithshme në vend.
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka thënë se ka pasur një kërkesë nga SBASHK-u që Ligji i pagave të pezullohet, për çka ai thotë se është dakord.
“Ka pasur një kërkesë nga SBASHK-u që Ligji i pagave të pezullohet. Dorën në zemër edhe unë kisha dashur të jepej më shumë kohë[për Ligjin e pagave]. Ligji do të duhej të rishikohej edhe njëherë. Do të duhej të flitej me grupet e interesit”.
I pari i NISMA Socialdemokrate ka thënë se duhet të dëmtohen të gjitha shtresat shoqërore nga pak, që të balancohet situata.
“Mësuesit e kanë problemin e koeficienteve, sepse ligji i pagave nuk ndryshon çdo ditë”.
Limaj ka thënë më tej se koeficienti i arsimtarëve do të duhej të rregullohej edhe me përvojën në karrierë.
“Nuk mund të barazohet një mësues që fillon sot punë, me një tjetër që tashme ka dhjetë vite përvojë pune”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Limaj.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...