Nëse hani shumë karota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli!
Me këtë përfundim ka dalë Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, që thotë se ky fenomen quhet karotenemia.
Ngjyrosja e lëkurës ndodh më shumë në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës. Që të ndodhë kjo, duhet të hani shumë karota gjatë ditës.
Në fakt, te bebet vihet re më shumë karotenemia, sidomos kur nisin të hanë ushqim të vërtetë dhe karotat janë ushqimi klasik i bebeve.
Është e vështirë që ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të ndodhë tek të rriturit, pasi beta-karoteni i karotave shndërrohet në vitaminë A në organizëm, por, nëse ndodh që të ktheheni në portokalli, mjafton që të ulni konsumin e karotës dhe gjithçka do të jetë si më parë.
Gjithsesi, mos hiqni dorë nga karotat pasi janë të mira për sytë, lëkurën dhe flokët.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...