Google ADS

Khloe Kardashian nuk e ka harruar tradhtinë, ka një mesazh prekës

21:33 | 25 Janar 2019
Trina Galanxhi

Rreth një vit më parë Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian patën një periudhë krize në lidhjen e tyre, kjo për shkak të tradhtisë së sportistit të njohur.

Pavarësisht kësaj, Khloe zgjodhi të vazhdonte  lidhjen me partnerin e saj, duke ia falur tradhtinë, por duket se pasojat e atij veprimi nuk kanë kaluar. Khloe ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ disa shprehje, të cilat i kanë bërë të gjithë të mendojnë se nuk ka mundur ta harrojë tradhtinë e Tristan.

“Do të jenë disa gjëra në jetë të cilat nuk do mundesh t’i harrosh, disa gjëra të cilat do të vrasin aq shumë sa do të çojnë në pikën e fillimit dhe do të lëndohesh vazhdimisht. Por një ditë do të ngrihesh, do të mësohesh nga gabimet e së shkuarës, do ta transformosh realitetin tënd dhe nuk do të mjaftohesh asnjëherë me më pak se sa meriton”, shkruan Kardashian.

Sipas ‘Hollywood life’, këto postime kanë ardhur për shkak se shumë shpejt po afron ditëlindja e parë e vajzës së çiftit dhe ishte pikërisht kjo periudhë, një vit më parë, kur ndodhi tradhtia e Thompson. Khloe Kardashian u përball me tradhtinë e partnerit të saj në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi videot e tij me 2 femra të tjera bënë xhiron e rrjetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme