Familja e Emiliano Salas ka punësuar një kompania private për të vazhduar kërkimet për futbollistin e zhdukur.
Policia e Guernseyt ka ndërprerë kërkimet për Salan dhe pilotin David Ibbotson të enjten pas tri ditëve kërkimeve të avionit që u zhduk në Kanalin e Ishujve në Angli mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, vendimi për ndërprerjen e kërkimeve ka tronditur të afërmit e tij dhe gjithë botën e futbollit, andaj familja ka punësuar një kompani private për të vazhduar kërkimet me shpresën për gjetjen e tyre.
Ndër yjet e mëdhenj nga bota e futbollit që kanë kërkuar ri-nisjen e kërkimeve janë edhe superylli Lionel Messi, legjenda Maradona, sulmuesi Sergio Aguero dhe bashkëlojtari i tij – Nicolas Otamendi.
Eiliano Sala u bë lojtari më i shtrenjtë te Cardiff City me transferimin e tij nga Nantes te skuadra në Premirë Ligë, lëvizje që u konfirmua të shtunën./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...