Google ADS

Mustafa: Më gëzoi lirimi i Sylejman Selimit

16:59 | 25 Janar 2019
A. B.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se e ka gëzuar lirimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimit.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri është liruar sot me kusht, e këtë e ka veprim e ka përshëndetur Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

”Më gëzoi lajmi për lirimin e gjeneral Sylejman Selimi. Gjeneral Selimi dha një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe”-ka shkruar Mustafa 

Gjeneral, të uroj shëndet! IM

Sylejman Selimi, sot është liruar me kusht, sipas aktvendimit të Panelit për Lirim me Kusht ii ishte dënuar me vendim të plotfuqishëm me 7 vjet burgim për krime lufte në një nga rastet e njohura si “Drenica”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme