Ish-presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ku biseduan për rrjedhat e përgjithshme politike në vend.
Sejdiu ka treguar se ambasadorin Heldt e falënderoi për kontributin e madh që Gjermania ka dhënë në të gjitha fazat e ndërtimit dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës.
“Republika Federale e Gjermanisë, është ajo e cila ka ndihmuar popullin e Kosovës, para dhe pas dy proceseve kruciale për të ardhmen tonë, lirisë dhe pavarësisë, dhe po ndihmon edhe sot në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Sejdiu.
Më tej, ish-kryetari i LDK-së sqaroi se në këtë fazë nëpër të cilën po kalon vendi ynë, është e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë, si në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ashtu edhe në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.
“Bashkëpunimi midis dy vendeve tona duhet të zgjerohet edhe më shumë si në rrafshin arsimor, kulturor edhe në atë ekonomik”, ka thënë ai.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, do t’i jenë mirënjohës përherë Gjermanisë për ndihmën e pakursyer.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara