Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka ftuar institucionet e vendit që këtë vit ta kenë prioritet sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se kjo do të ndikonte në performancën e policisë.
Sipas tij, sigurimi shëndetësor do ta inkurajonte më shumë përkushtimin policor për shërbim ndaj të tjerëve.
“E kuptoj problemin financiar, por duhen veçuar policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe gardianët nga profesionet e tjera”, ka thënë ai.
Selimi ka folur edhe për shtimin e grabitjeve kohët e fundit në Kosovë, duke bërë me dije se për luftimin e këtyre dukurive duhet këmbëngulur për zbatimin e strategjisë së policisë në bashkësi.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...