Google ADS

Tomë Gashi publikon fotografi pas lirimit të Sylejman Selimit

12:52 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Është liruar me kusht nga burgu ish gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi.

Avokati i tij mbrojtës Tomë Gashi ka postuar një fotografi me të menjëherë pas lirimit, shkruan arbresh.info.

“Lirohet Gjeneral Sylejman SELIMI.! Para pak minutash, pas mbajtjes pa te drjete per mbi 5 vite dhe pas mbajtjes ne vujajtje te denimit per 227 dite pa vendim gjyqesore, me ne fund eshte liruar Komandant i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimi”, shkruan Gashi në mbishkrimin e fotos.

Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme