Durrës, bregdeti pranë ish-Vollgës i mbuluar nga inertet

13:33 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Bregdeti i Durrësit, pranë zonës së njohur si ish-Vollga është mbuluar nga intertet. Ato nisën të shkarkohen aty në vitin 2017 për mbushjen e bregdetit. Por kjo zonë, në qytetin turistik, po shkon drejt degradimit mjedisor.

Është kjo panorama që ofron Vollga një ndër zonat më të bukura të qytetit bregdetar Durrësit. Tonelata inerte dhe mbeturina të gjithëfarëllojshme shkarkohen çdo ditë buzë detit, duke e mbushur gradualisht atë.

Shkarkimi i inerteve dhe mbetjeve të tjera në këtë vend nisi në pranverë të 2017, me urdhër të Bashkisë. Zyrtarët vendore në atë kohë e arsyetuan mbushjen e detit në këtë mënyrë, me qëllim krijimin e hapësirave publike në funksion të qytetarit.

Por pavarësisht se kanë kaluar dy vite, në këtë hapësirë jo vetëm që nuk u investua, por po degradon dita ditës, duke i shkaktuar një dëmë të madh ekologjik zonës.

Investimet në të vetmen shëtitore të qytetit bregdetar kanë qenë të pakta ndër vite pa një plan të mirëfilltë urbanistik. Duke bërë që zona më e frekuentuar nga qytetarët të shkojë drejt degradimit të plotë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme