Google ADS

Prezantohet projekti për ndërtimin e Kompleksit Qeveritar

11:56 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë është prezantuar ideja për zhvillimin e projektit “Ndërtimi i Kompleksit (Rezidencave) Qeveritar” Prishtinë.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se kohë më parë është vendosur që në Prishtina e Re të ndërtohet kjo zonë.

“Ne vazhdojmë të marrim me qira objekte, e ngulfatim kryeqytetin me prezencën tonë. Vendimi i Qeverisë për këtë zonë ka ardhur i mirëpritur. Me këtë është marrë administrata publike por ende nuk kemi ardhur tek momenti që ta nisim projektin. Unë kam shfrytëzuar rastin ta kërkoj një mendim nga një palë për Prishtinën e Re për pjesën e institucioneve”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.

Eksperti Uragan Aliu ka thënë se Qeveria e Kosovës mund të përfitoj 1 milion metra katror pa asnjë investim.

“Me këtë krijohen 7 mijë vende pune. Ne kemi marrë për bazë vetëm prona të institucioneve. Në total shihet 3.4 milion metra katror të ndërtohen”, ka thënë ai.

Sipas tij ky projekt hap mundësinë për investime vendore.

“Janë pesë hapa të realizimit për veprimin. Dokument i kërkesave për plan urbanistik, të bëhet nga një kompani ndërkombëtare, të formohet një zyrë për këtë, të prezantohet para investitorëve dhe të fillojnë punimet. Ky projekt do të shkoj thuajse falas ku 30 përqind do ti takojnë Qeverisë 70 për qind investitorëve. Duhen 7 vite që të realizohet ky projekt që nga pamja”, ka thënë ai.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yahcilar ka thënë se duhet të harmonizohen vendimet qeveritare.

“Duhet ditur në pronësi të kujt do të jetë. Pastaj kanë filluar disa ndërtime të institucioneve, ne kemi marrë më herët vendime”, ka thënë ai.

Bedri Hamza ka thënë se asgjë nuk është falë në ekonomi.

“Shteti e jep tokën dhe investitori e investon. Kjo nuk është falas, besoj që ju e dini. Pjesa më e madhe është pronë komunale dhe nuk dihet nëse komuna do ta jepte këtë pronë”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme