Google ADS

OBRM-PDUKM: LSDM nuk mund të jetë zgjidhje për problemet e shtetit

11:42 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM është e frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se ajo nuk mund të jetë zgjidhje e problemeve të shtetit.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Komitetit Qendror të LSDM-së që të mbledh forcat dhe siç thonë, të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM nuk mund të ikë më shumë. Kaosi në të cilin e ka çuar Maqedoninë bëhet gjithnjë më i madh. LSDM nuk është zgjidhje për problemet në të cilat ndodhet Maqedoni, LDSM-ja është problemi”, thonë nga partia opozitare.

Ata shtojnë se dy vite sa LSDM është në pushtet, shteti është në errësirë të plotë.

 

Të ngjashme