Në Maqedoni po zhvillohen debate rreth asaj se kush do të jenë kandidatët e partive më të mëdha politike për garën për zgjedhjet presidenciale që pritet të zhvillohen më 21 prill.
Derisa partitë politike nuk japin emra dhe thonë se janë në fazën e shqyrtimit dhe analizës së disa kandidatëve, në media kanë qarkulluar disa emra, që mund të jenë pretendentë për ti hyrë garës presidenciale, informon INA.
Në Lidhjes Social Demokrate Maqedonase po qarkullojnë emrat e ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, koordinatori qeveritar për në NATO, Stevo Pendarovski, ish-ministri i jashtëm Denko Maleski, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Taki Fiti.
Por siç mësohet në listën e kandidatëve të LSDM janë edhe emra të personaliteteve publike shqiptare si: nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, akademiku dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Abdylmenaf Bexheti, afaristi dhe ish-politikani Imer Selmani dhe emra të tjerë. Ata janë pjesë e propozimeve si kandidatë koncensual, një kusht që e kërkon BDI.
Emrat e tyre po qarkullojnë në mediat vendore, por nga LSDM thotë se këto emra janë jozyrtare dhe se brenda periudhës së ardhshme do të vendoset për kandidaturën për president.
LSDM sot do të mbajë mbledhjen e organeve partiake ku do të diskutohet mbi çështjen e kandidaturave dhe propozimin që bashkë me zgjedhjet presidenciale të shkohet edhe në ato të parakohshme parlamentare.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon kandidat koncensual që do të jetë i pranueshëm për të gjitha komunitetet, sidomos dy komunitetet e mëdha maqedonasit dhe shqiptarët.
“Kemi marrëveshje fillestare me LSDM që të dalim me kandidat koncensual, kjo është ide konzinstente e BDI-së, pasi që mendojmë se kryetari i shtetit duhet të jetë mbi vijat etnike dhe partiake dhe se duhet të jetë figurë e cila i bashkon të gjithë”, theksoi zëvendëskryeministri për integrime evropiane, Bujar Osmani, duke shtuar se bisedimet do të fillojnë gjatë ditëve të ardhshme.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...