Koalicioni ndërkombëtar kundër DAESH-it i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se kanë goditur një xhami në provincën Dejrizor të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Objekti i kontrollit dhe komandës i DAESH-it në një xhami në lindje të Sirisë është qëlluar përmes një sulmi të kontrolluar të Operacionit Vendosmëria Natyrore e Task Forcës së Bashkuar më 24 janar të vitit 2019”, thuhet në një deklaratë me shkrim të koalicionit.
Koalicioni theksoi se DEASH përdor ndërtesa të cilat janë të ndaluara të sulmohen dhe në këtë mënyrë i bën ato shënjestra.
“Në këtë sulm u vranë terroriste të cilët përbënin kërcënim ndaj partnerëve tanë sirianë dhe në këtë mënyrë u asgjësua nga zona e luftës një kapacitet tjetër operacional vdekjeprurësi DAESH-it”, thuhet më tej në njoftimin e koalicionit.
Koalicioni nuk dha detaje se për cilën xhami dhe cilën zonë bëhet fjalë.
Ndryshe, koalicioni i kryesuar nga SHBA edhe javën e kaluar sulmoi një xhami në qytezën Shefafe në Dejrizor.
Ndërkaq, muajin e kaluar, koalicioni ndërkombëtar qëlloi një xhami dhe një spital në Hajin, duke lënë të vdekur dhjetëra civilë. Po ashtu, dhjetëra civilë humbën jetën nga sulmet ndaj disa xhamive në Dejrizor në muajin tetor.
Burimet lokale kanë njoftuar se shtatë civilë kanë humbur jetën në Xhaminë Zevije në Hajin nga sulmi i koalicionit më 22 tetor.
Gjashtë civilë të tjerë humbën jetën nga një sulm ajror i forcave të koalicionit më 21 tetor ndaj një kursi të Kuranit në Hajin, ku kishte përleshje midis organizatave terroriste DAESH dhe YPG/PKK.
Po ashtu, 16 civilë humbën jetën më 19 tetor, kur avionët e koalicionit kundër DEASH-it goditën Xhaminë Uthman bin Affan gjatë namazit të xhumasë. Në të njëjtën qytezë, dy civilë humbën jetën dhe 30 u plagosën nga sulmi ndaj Xhamisë Ammar bin Yaser një ditë më herët.
Ndërkohë, koalicioni arsyetohet se në sulmet ndaj xhamive për shënjestër ka DAESH-in.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...