Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard ka ofruar fjalë mbështetjeje për Thierry Henry pas pezullimit të tij nga AS Monaco.
Henry është larguar nga pozita e menaxherit, por ende duhet të shkarkohet nga detyra.
Suspendimi i tij ka befasuar jo pak spektrin futboll-dashës dhe njëri nga ta padyshim se është edhe belgu Hazard.
Ylli belg ka dhënë fjalë mbështetëse për ish ndihmës-trajnerin e tij te Belgjika.
“Bashkë-ndjejë me të. Henry nuk e meriton këtë”, ka thënë fillimisht Hazard.
“Ai ka bërë një punë të mirë me ekipin kombëtar, Monaco nuk ka bërë mirë këtë sezon, pasi menjëherë ka përfunduar në një situatë emergjente”.
“Thierry Henry tashmë ka mbështetjen time, nuk shqetësohem”.
“Jam i sigurt se ai do të bëhet trajner i madh në të ardhmen, ai është gjithmonë i mirëpritur”.
“Nëse dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar, ai e di se ku mund të na gjejë”, përfundoi ylli belg.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...