Netflix ka publikuar dokumentarin për Ted Bundyn dhe tani ka paralajmëruar shikuesit të mos e shikojnë vetëm.
Bisedat me një vrasës: Kasetat e Ted Bundy, që nisi shfaqjen nga dje bazohet në punën e gazetarëve Stephen Michaud dhe Hugh Aynesworth, përfshirë edhe intervistat e bëra m 1980 kur Bundy ishte në pritje të ekzekutimit.
LEXO EDHE: Ted Bundy: Vrasësi serik më famëkeq i shekullit të 20-të
Dokumentari katër-pjesësh përfshin fragmente nga regjistrimet e marra gjatë këtyre bisedave, si dhe intervistat dhe pamje arkivore, transmeton portali arbresh.info.
Dokumentari u publikua 30 vjet pas ekzekutimit të Bundy më 24 janar 1989.
Netflix ka paralajmëruar shikuesit kundër shikimit të dokumentarit vetëm, duke thënë në ditën e premierës: “Për ata nga ne me një PhD në podkastet e krimeve të vërteta, Bisedat me një vrasës: Kasetat e Ted Bundy tani është duke u transmetuar ndoshta nuk duhet ta shikoni vetëm”.
Para ekzekutimit të tij, Bundy pranoi se kishte vrarë 30 gra dhe vajza në shtatë shtete.
Shtrirja e vërtetë e krimeve të tij, megjithatë, mbetet e panjohur./Arbresh.info/
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...