Teksa Shqipëria përjetoi një zgjerim të ndjeshëm të studentëve në arsim të lartë gjatë dekadës së kaluar sërish vendi ynë paraqitet me deficite të larta sa i përket numrit të personave me arsim të lartë në raport me vendet e tjera. Krahas kësaj diplomat e universiteteve shqiptare vijojnë të kenë mospërputhje me nevojat e tregut të punës.
EUROSTAT raportoi se gjatë vitit të kaluar 39.9 për qind e 30-34 vjeçarëve në vendet e BE-se kishin mbaruar studimet e larta. Kjo grup moshë konsiderohet si më aktivja në tregun e punës dhe arsimi i saj lidhet edhe perspektiven e zhvillimit afatgjatë ekonomik të një vendi.
Në vendet e zgjerimit përqindja e kësaj grupmoshe me arsim të lartë është shumë më e ulët, por Shqipëria e ka këtë tregues më të ulët se të gjitha vendet në Europës përfshirë edhe ato të Ballkanit.
Në vitin 2016 vetëm 21 % 30 vjeçarëve shqiptare kishin arsim të lartë, teksa në Malin e Zi ishin 33%, në Serbi 30%, Maqedoni, 38%, Turqi 26%, Bosnjë 23%.
Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.
Fushat e studimit ku femrat diplomohen më shumë janë biznes, administrim dhe ligj (27,2 %), shëndet dhe mirëqenie (16,3 %), shkenca sociale, gazetari dhe informacion (13,6 %) dhe arte dhe humanitare (13,5 %).
Ndërsa fushat e studimit, ku diplomohen më së shumti djemtë, janë biznes administrim dhe ligj (33,7 %), inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (13,8 %), shkenca sociale, gazetari dhe informacion (9,7 %). Fusha e studimit, më e dominuar nga vajzat e diplomuara është fusha e shkencave të arsimit në të cilën 80,5 % e studentëve të diplomuar janë vajza, ndjekur nga ajo e shëndetit dhe mirëqenies me 76,9 % të studentëve të diplomuar vajza, dhe arte dhe shkenca humane (75,0 %).
Ndërsa djemtë dominojnë më shumë në fushën e shërbimeve (72,0 % e të diplomuarve janë djem), ndjekur nga inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (60,2 %).
Gratë mbi 65 vjeç me arsim bazë janë 79,5 % ndërsa burrat 62,3 %. Vetëm 4,8 % e grave në këtë grupmoshë janë me arsim të lartë, kundrejt 14,1 % të burrave. Në popullsinë 25-39 vjeç, gratë me arsim të lartë janë 29,8 % ndërsa burrat 21,7 %. Në këtë grupmoshë, 48,5 % e grave janë me arsim bazë ndërsa tek burrat kjo përqindje është 43,7./monitor
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...