Google ADS

Demi Lovato në mbështetje të këngëtares shqiptare

00:33 | 25 Janar 2019
Trina Galanxhi

Pas deklaratës së Bebe Rexhës, që shumë stilistë nuk kishin pranuar ta vishnin për “Grammy Awards” për shkak të masës së saj, pati pafund reagime në rrjete sociale e një prej tyre erdhi nga këngëtarja e famshme, Demi Lovato.

“Më pëlqen kjo (deklaratë) dhe fakti që ti flet për atë që mendon dhe përdor fuqinë e zërit”, komentoi ajo në postimin e Rexhës. Demi Lovato, e cila së fundmi ka folur hapur për çështjen e paragjykimit për fizikun, e shoqëroi komentin me emoji-n e duartrokitjes.

Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha , akuzoi stilistët e njohur ndërkombëtar se e kanë refuzuar për shkak të përmasave të saj trupore. Sipas tyre, të pasmet e Bebes nuk do ishin reklamë e mirë për  fustanet e dizejnuara prej tyre në tapetin e kuq për “Grammys”.

“Më vjen keq por duhej ta nxirrja këtë nga vetja. Nëse stë pëlqen mënyra si vishem ose muzika qe bëj, është diçka tjetër. Por mos thuaj që smund të veshësh dikë sepse ska përmasa pasarelash. Nxitini femrat ta duan trupin e tyre, ne vend ti beni te ndihen keq per masat qe kane. Ne jemi te bukura ne cdo mase! E  vogel apo e madhe! Dheee te pasmet e mia me masen 8 serish do te shkojne ne Grammy. Duaje trupin tend.” shkruante Bebe në Instagram poshtë videos ku shpjegonte situatën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme