Google ADS

Rita Ora lanson koleksionin e ri të çizmeve dhe këpucëve

23:42 | 24 Janar 2019
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita ora, vazhdon të jetë një prej emrave më të njohur të muzikës britanike.

Ajo është shumë aktive në promovimin e albumit të saj të fundit “Phoenix”, të cilin e solli për fansat në nëntor të vitit të kaluar, shkruan portali arbresh.info

Pas koleksionit të veshjeve sportive që ajo ka lansuar në vitin 2016, 28 vjeçarja është gati edhe për një koleksion të ri. Këtë herë ajo po vije me diçka më ndryshe, ylli kosovar ka lansuar koleksionin e ri të mbathjeve që përfshijnë, këpucë, çizme.

Rita ka bashkëpunuar me emra të njohur si Giuseppe Zanotti për të sjellur një koleksion më ndryshe që do mbajë emrin GZxRitaOra.

“Kush është gati të ecë në këpucët e mija? GZxRitaOra është këtu. Këpucë seksi,çizme dhe aksesor të mijë të preferuar” ka shkruar Rita në Instagram.

Ndryshe, artistja ka bërë të ditur se albumi është renditur në Top-5 albumet më të dëgjuara nga një artiste në 2018 si dhe albumi i 6 më i dëgjuar nga një artiste në Angli. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme