Chelsea ka siguruar një vend në finale të Carabao Cup me fitoren mbrëmjen e sotme (e enjte).
“Blutë” kanë siguruar fitore në penalti me rezultat 4 me 2 në takimin kthyes të zhvilluar si nikoqir në Stamford Bridge kundër Tottenham Hotspurit, shkruan portali arbresh.info.
Koha e rregullt e ndeshjes së sotme u përmbyll me rezultat 2 me 1 në favor të nikoqirëve duke bërë kështu që ndeshje të shkojë në vazhdime meqenëse takimi i parë mes tyre në kuadër të gjysmëfinales kishte përfunduar 1 me 0 në favor të Tottenhamit.
Golat për skuadrën e Maruicio Pochettinos gjatë 90 minutave lojë i shënuan Eden Hazard (38′) dhe N’Golo Kante (27′), por goli me kokë nga Fernando Llorente në minutën e 50′ bëri që finalisti të vendoset me anë të penaltive.
Chelsea shënoi të gjitha goditjet në portën e Paulo Gazzanigas, ndërsa te Tottenhami dështuan radhazi Lucas Moura dhe Eric Dier duke pësuar kështu humbje me rezultat 4 me 2.
Willian, Cesar Azpilicueta, Jorginho dhe David Luiz ekzekutuan goditjet nga pika e bardhë duke u treguar të saktë, ndërsa për skuadrën e Pochettinos rrjetën e gjetën vetëm dyshja Erick Lamela dhe Christian Eriksen.
Manchester City i Aro Muricit është rivali i Chelseas në finale të këtij kompeticioni./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...