Medhi Benatia raportohet se kërkon largimin nga Juventusi për kalim në Katar këtë muaj, por “Zonja e Vjetër” duhet të gjej fillimisht zëvendësuesin e tij.
Bazuar në një raport nga Goal, skuadra Al-Duhail nga Katari ka ofruar shumën prej 10 milionë që Juventusi është duke kërkuar për Benatian, i cili dëshiron të largohet këtë muaj pavarësisht se i është thënë se nuk mund të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari Romeo Agresti burimit të lartpërmendur shpjegon se “Zonja e Vjetër” dëshiron të mbajë më para 31-vjeçarin deri në fund të sezonit por është e përgatitur gjithashtu për të pranuar ofertën duke treguar kështu se mund të gjejnë në zëvendësues të tij.
Një kandidatë potencial që është duke u përmendur është mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay, i cili është përfolur shumë për transferim në Juve dy vite më parë.
Argjentinasi i ka lënë pas shpine problemet e tij me lëndime dhe ka startuar në shtatë ndeshje të ‘Los Ches’ në ligë, por 32-vjeçari ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...