Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar diktatoriale sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj studentëve.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Berisha tha se as Ramiz Alia e as Adil Çarçani nuk u sollën në këtë mënyrë siç po sillet Rama me studentët.
Sipas tij, në kohën kur Adil Çarçani takoi një studente, ajo i tha se nuk do bëjë një fëmijë në atë regjim, por Çarçani nuk e nxori jashtë atë vajzë.
“Zotëri atë që bëri Rama nuk e bëri Ramiz Alia. Ramiz Alia nuk i çoi kurrë uniformat në Universitet. Edhe kur i takoi Adil Çarçani ajo vajza i tha unë nuk bëj fëmijë me këtë regjim, por Adil Çarçani nuk e nxori jashtë atë vajzë. Ky pasi kreu pucin kalon nga një akt madhor antikushtetues në një tjetër akt madhor antikushtetues”, – tha Berisha.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...