Anësori i Chelseas, Victor Moses ka përfunduar me sukses testin mjekësor para transferimit në formë huazimi te skuadra turke Fenerbahce.
Moses është i vendosur për të nënshkruar një marrëveshje deri në fund të sezonit par arritjes në Stamboll të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë sezon dhe startues ka qenë vetëm në ndeshjen e fituar kundër Liverpoolit në muajin shtator në kuadër të EFL Kupës.
Moses arriti në Stamford Bridge nga Wigani për 9 milionë funta në vitin 2012 dhe ka shënuar 18 gola brenda 128 paraqitjeve.
Qysh pas transferimit te Chelsea, ish reprezentuesi i Nigerisë ka shpenzuar sezone si një i huazuar te Liverpooli, Stoke City dhe West Hami./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën