Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zhvillimin e fundit ndërkombëtar, rrëzimin e pushtetit në Venezuelë. Ai u vendos në krah të SHBA-ve, duke shkruar se Shqipëria njeh Juan Guaidon si President të përkohshëm të vendit, pas rrëzimit të udhëheqësit Nicolas Maduro.
Rama shkruan në Twitter: “Shqipëria njeh Juan Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit shqiptar, uroj që Juan Guaido dhe venezuelianët e guximshëm të largojnë me sukses pushtetin e paligjshëm që e ka kthyer vendin në një ferr për popullin e vet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Protestat masive në Venezuelë detyruan largimin e Presidentit Maduro dhe Juan Guaido u caktua si President të përkohshëm. Lideri i opozitës Juan Guaido u njoh si drejtues i shtetit venezulian dhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.
https://twitter.com/ediramaal/status/1088352958645968896?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1088352958645968896&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Frama-shqiperia-njeh-juan-guaido-pro-protestave-ne-venezuele%2F
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...
Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e...
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë