Google ADS

Nëse vuani nga artriti, këta dhjetë artikuj menjëherë largoni nga ushqimi

21:02 | 24 Janar 2019
A. B.

Artriti është sëmundje e ndryshueshme, e cila mund t’ju sulmojë në cilëndo fazë të jetës

Artriti çon në shfaqjen e inflamacioneve të nyjave dhe ua pamundëson të sëmurëve që të kryejnë aktivitetet e përditshme, siç janë veshja dhe ngrënia. Edhe pse mund të jetë i butë, por edhe shumë i fuqishëm, çdo formë është e pakëndshme.

Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje e dinë sa ajo mund të zbutet me ushqim, por ka edhe të tillë të cilët nuk dinë që disa artikuj ushqimorë mund t’ua përkeqësojnë gjendjen.

Nëse vuani nga artriti, këta dhjetë artikuj hiqni nga mënyja.

Gluteni

Pos që ndikon në tretje, ai ndikon si te humori ashtu dhe te artriti. Gluteni i cili gjendet në grurë, shkakton inflamacionin në trup, madje edhe nëse nuk keni celiaki.

Qumështi

Qumështi përmban komponentin i cili quhet kazein, që është proteinë e njohur për tretje dhe që është e njohur për shkak të shkaktimit të inflamacionit nëpër trup.

Vaji

Ky artikull është shumë e vështirë të shmanget nga menyja, sepse mjaft ushqime përmbajnë vajra. Vaji i thatë i cili përmban omega 6 të thartirës yndyrore është i keq për nyjat tuaja.

Ushqimi i fërguar dhe i përpunuar termikisht

Ushqimi i shpejtë është i tmerrshëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ushqimi i pjekur në skarë, i ringrohur apo i pasterizuar

Kur e ziejmë ndonjë ushqim, nusproduktet toksike të cilat quhen glikozina të avancuara shkaktojnë reagime autoimune të trupit, gjë që rezulton me inflamacion të nyjave.

Disa perime

Eliminoni pataten nga ushqimi nëse keni artrit. Specat djegës, patatet dhe domatet përmbajnë komponentin i cili quhet solanin, i cili ka veprim negativ te artriti.

Sheqeri

Çdo gjë që përmban fruktozë, glukozë apo saharozë shkakton inflamacion në nyja.

Karbohidratet e rafinuara

Konsumoni drithërat e plota, sepse drithërat e rafinuara çojnë në shtim peshe trupore.

Duhani

Konsiderohet shkaktar i shfaqjes së artritit reumatik.

Alkooli

Shton rrezikun për prodhimin e thartirës, e cila çon deri në inflamacione në trup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme